Termet e Shërbimit
Këto Termet e Shërbimit (“Termet”, “Kushtet”) janë një marrëveshje ligjore ndërmjet jush (“Ju”, “Përdoruesi”, “Klienti”) dhe OKI DOKI SOUVENIRS L.L.C(“Ne”, “Shitësi”, “Operatori”) në lidhje me përdorimin e faqes sonë, shërbimeve dhe produkteve të lojës me letra që ofrojmë.
Duke përdorur faqen tonë ose duke bërë një porosi, ju deklaroni që i keni lexuar, kuptuar dhe pranoni këto Kushtet. Nëse nuk pajtoheni me çdo pjesë të këtyre Kushtet, nuk duhet të përdorni shërbimet apo të blini produktet tona.
1. Përcaktimi dhe Aplikimi
- Këto Termet zbatohen për të gjitha porositë/produktet që blini nga ne, si dhe çdo përdorim të faqes sonë.
- Ne mund të ndryshojmë këto Termet në çdo kohë, dhe ndryshimet bëhen efektive menjëherë pas publikimit në faqen tonë. Përshtatja juaj ose përdorimi i mëtejshëm pas ndryshimeve do të nënkuptojë pranimin tuaj të këtyre ndryshimeve.
2. Porosia, Pagesa dhe Dërgimi
- Ju jeni të detyruar të siguroni informacion të saktë dhe të kompletuar për porosinë dhe dorëzimin.
- Pagesa duhet bërë sipas mënyrave të pranuara nga ne para se të dërgohet produkti.
- Ne nuk mbajmë përgjegjësi për vonesa që lidhen me kompanitë transportuese pas dorëzimit nga magazina jonë.
3. Politika e Ndërtimeve dhe Kthimeve/Dëmtimeve
- Nuk ofrojmë kthime ose rimbursime për produktet që nuk janë të dëmtuara në transport.
- Produkti mund të ndrrohet vetëm nëse ka ardhur i dëmtuar nga transporti. Dëmtimi duhet të raportohet brenda 7 ditëve nga marrja e produktit, dhe kërkohet të dorëzohen dëshmi (p.sh. fotografi).
- Ne rezervojmë të drejtën të refuzojmë kërkesat për ndërtime/kthime që nuk plotësojnë kushtet e mësipërme.
4. Pronësia Intelektuale
- Të gjitha të drejtat e pronës intelektuale mbi produktet, përfshi lojën, dizajnet, pyetjet, logon dhe çdo material tjetër, mbeten pronë ekskluzive e OKI DOKI SOUVENIRS L.L.C.
- Çdo përdorim, kopjim, shpërndarje ose publikim i paautorizuar i materialeve tona do të konsiderohet shkelje e ligjit dhe do të ndiqet sipas ligjit në fuqi.
5. Sugjerimet, Idetë dhe Kontributet
- Çdo sugjerim ose ide që na dërgoni për lojën konsiderohet kontribut vullnetar.
- Duke e dërguar sugjerimin, ju pranoni që ne mund ta përdorim ose modifikojmë atë, pa qenë të detyruar të përmendim emrin tuaj ose të paguajmë kompensim.
6. Kufizimi i Përgjegjësisë
- Produkti është për qëllime argëtuese dhe përdorimi i tij është nën përgjegjësinë tuaj.
- Ne nuk jemi përgjegjës për dëme indirekte, të tërthorta ose pasojash që lindin nga përdorimi ose mospërdorimi i produktit.
- Në asnjë rast përgjegjësia jonë nuk do të tejkalojë shumën që ju keni paguar për produktin.
7. Ligji dhe Jurisdiksioni
- Këto Kushtet dhe çdo mosmarrëveshje që lidhet me to rregullohen nga ligjet e Republikës së Kosovës.
- Çdo çështje që lind nga interpretimi ose zbatimi i këtyre Kushtet do të zgjidhet nga gjykatat kompetente në Kosovë.
